×
  • Kronika
  • Kronika

    Pejë: Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për grabitjen e 3 mijë eurove në një zyre

    FrontOnline
    08 Mars 2022

    Është arrestuar edhe i dyshuari i pestë për grabitjen e një zyreje në Pejë.

    Personat e dyshuar me 1 mars të maskuar kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e një thike kanë arritur të grabisin 3 mijë eurove nga viktima.

    Personat e dyshuar së bashku janë bashkuar edhe me dy të tjerë që po ashtu ishin të maskuar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

    Me këtë rast policia të hënën më 7 mars ka arritur t’ua vë prangat katër personave.

    E po ashtu në orët e vona të së hënës është arrestuar edhe i dyshuari i pestë.

    Sipas policisë tre të dyshuar janë të mitur.

    “Më datë 01.03.2022, rreth orës 22:20, Policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e Loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth tremijë (3000) euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur”.

    “Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, është arrit të identifikohen, dhe me datë 07.03.2022, janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar meshkuj kosovar, dy (2) nga të arrestuarit janë persona të mitur”.

    “Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24- orësh”.

    “Pas vazhdimit të hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në orët e vona të datës 07.03.2022, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e pestë (5) për veprën penale “ Grabitje””.

    “Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit (i mitur) është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.