×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Pejani ushtroi dhunë ndaj familjarëve, Policia i konfiskon armë, fishekë e thika

    FrontOnline
    01 Qershor 2022

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Jabllanicë të Pejës, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

    Dëshmitari mashkull  kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysëm-automatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes.

    Sipas një komunikate të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, një karikator i pushkës, 36 fishekë dhe 5 thika të ndryshme.

    I dyshuari pas intervistimit të Prokurorit është ndaluar për 28 orë.

    Komunikata e plotë:

    Me datë 31.05.2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar se në fshatin Jabllanicë e madhe- Pejë, ka një rast “Dhunë në Familje”.

    Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, aty ka takuar dëshmitarin me një armë në dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes.

    I dyshuari është arrestuar, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:

     1 (një) pushkë gjysmë automatike

     1 (një) karikator i pushkës

     36 (tridhjetë e gjashtë fishek të kalibrit 7.62×39 mm

     5 (pesë) thika të ndryshme

    Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./FrontOnline

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    47 mijë shtetas shqiptarë morën expuls dhe u dëbuan nga vendet e Bashkimit Europian përgjatë shtatë viteve të fundit. Kjo e dhënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.