Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për shkak se i kishte mashtruar shtatë viktima meshkuj, nga të cilët kishte përfituar 10 mijë e 136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit për pushime.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Pejë.
“Pejë 14.09.2022 –03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte mashtruar shtatë viktima meshkuj kosovar, nga të cilët kishte përfituar 10136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit për pushime. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Front Online