Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Pejë është gjetur i vdekur në korridorin e shtëpisë së tij.
Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij.
Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Pejë, 25.04.2022-02:30. Dëshmitarja, femër kosovare, ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline