×
  • Lajme
  • Lajme

    Peja me numër rekord të rasteve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Komuna e Pejës është në radhën e atyre komunave që janë futur në zonën e kuqe të rrezikshmërisë së pandemisë, prandaj nga e premtja do të futet në orë policore.

    Kjo komunë sot pati edhe numrin më të madh ndonjëherë të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë me 59 raste.

    Nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani, po thotë se masat e reja të normalisht se do t’iu pengojnë qytetarëve dhe biznese, por se edhe autoritetet komunale pajtohen se shëndeti është para të gjithave.

    “Kjo është një pengesë sidomos për bizneset dhe nuk e mirëpresin këtë vendim sepse kemi pasë kontakte joformale me ata, por që Qeveria e ka konsideruar që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm”.

    Asllani tregoi se komuna ka aktivizuar shtabet emergjente që nga fillimi i pandemisë dhe se po ashtu aktive janë edhe qendrat operative dhe task-forcat e komunës.

    Nënkryetari i Pejës për rritjen e rasteve përgjegjës po i lë edhe vetë qytetarët, që tha se kohët e fundit nuk i janë përgjigjur shumë thirrjeve të tyre për zbatim të rekomandimeve dhe se lëvizja ka qenë më pak e kontrolluar, njofton Klan Kosova.

    Por sa mund komuna që t’iu ndihmojë bizneseve?

    “Ne e kemi të pamundur të ndihmojmë bizneset, por i kemi liruar nga pagesa për shfrytëzimin e hapësriave të jashtme publike që të mos i ngarkojmë edhe me këtë, si dhe lehtësira tjera nga Qeveria, me të cilën bashkërisht po mundohemi që t’i përmbahemi vendimeve që i merr Qeveria”.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.