×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci e dënon fuqishëm sulm*in ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, po e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri.

    ”Sulmet e tilla, e cenojnë rendin dhe sigurinë publike dhe si të tilla janë të papranueshme. Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që këtë akt kriminal, ta zbardhin sa më shpejt dhe njëherësh kryesit e kësaj vepre të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

    ”Po ashtu, kërcënimi që i është bërë zyrtarit komunal, ka për qëllim frikësimin dhe pengimin në kryerjen e detyrave të përditshme ndaj zyrtarit komunal”.

    ”Ne si komunë jemi shumë të përkushtuar dhe nuk do të ndalemi në kryerjen e detyrave tona, karshi gjithë qytetarëve pa dallim”.

    ”Njëherësh u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që çfarë do informacione që mund të posedojnë lidhur me këto akte kriminale, të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryesit e këtyre veprave kriminale të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Autoritetet komunale të Mamushës përmes një shkrese adresuar te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë kërkuar që nxënësit e komunitetit...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti  mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas, organizuar nga NDI me mbështetjen e USAID-it. Ai tha se...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë zhvilluar takim trepalësh me të dërguarin e posaçëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman....
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Nuk dihet ende nëse do...
    Lajme17 Shtator 2024
    Një mësimdhënëse është arrestuar sot në Pejë. Ajo dyshohet se ka kryer vepren penale të mashtrimit. E njëjta dyshohet se ka mashtruar...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri. Ai u shpreh se ata të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal,...
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar pretendimet e pushtetarëve se në veri është shtrirë sovranitetin dhe tani në atë pjesë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.