Në një akt simbolik, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kapela në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Ky veprim erdhi si përgjigje ndaj përgjimeve të fundit të koordinatores së komuniteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, me ish-shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqit.
As në këtë seancë nuk po merr pjesë pushteti.
Në këtë seancë do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.