Pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, dje ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.
Për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, familjen Krasniqi e ka ngushëlluar Paria Demokratike e Kosovës (PDK).
“Rexhën do ta kujtojmë përherë, sepse, kudo që u gjend, nga vitet ’80 e këndej, ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar. Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare, vijoi me angazhimin si pjesëtar i UÇK-së”, shkruan PDK.
Tutje në ngushëllimin e tyre thuhet se Rexhë Krasniqi do të mbetët i paharruar për të gjithë.
Postimi i plotë i PDK-së:
PDK i shpreh ngushëllime Familjes së Rexhë Krasniqit
Lajmi për kalimin në amshim të veprimtarit të shquar dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi, na preku pa masë, andaj, me këtë rast, i bashkohemi dhimbjes së familjes, miqve dhe dashamirëve të tij.
Rexhën do ta kujtojmë përherë, sepse, kudo që u gjend, nga vitet ’80 e këndej, ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar. Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare, vijoi me angazhimin si pjesëtar i UÇK-së.
Angazhimi i tij politik, pas çlirimit, nga dita e parë e themelimit të Degës së PDK-së në Pejë, vijoi pa ndalur, duke përcjellë mesazhin e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.
Rexhë Krasniqi do të mbetet i paharruar për të gjithë neve.
PDK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij, mbahuni të fortë!