Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë për medie në selinë qendrore në Prishtinë.
Në njoftimin e Zyrës për Informim nuk është bërë e ditur tema e konferencës dhe kush do ta mbajë atë.
Përderisa paraditen e së mërkurës, u.d i kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk kanë votë për Ramush Haradinajn për president.
” Partia Demokratike e Kosovës mban Konferencë për Media sot (e mërkurë, 9 dhjetor), nga ora 13:00, në zyret e Selisë Qendrore. Dita: E mërkurë Ora: 13:00. Vendi: Selia Qëndrore”, thuhet në njoftimin e PDK’së.