×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mbledh Kryesinë e re: U mobilizuam që me Bedriun Kryeministër – ta kthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka mbledhur sot Kryesinë e re të partisë.

    Në shkrimin e tij ai thotë se PDK është mobilizuar për fitore në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për Krasniqin, me Bedri Hamzën Kryeministër – vendit do t’i kthehet normaliteti, zhvillimi dhe mirëqenia.

    “Me Kryesinë e re të Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në mbledhjen e parë së bashku në këtë përbërje, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve tanë, janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më.  Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision. Prandaj, nga sot, PDK me të gjithë kapacitetet e saj, anë e kënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun Kryeministër – do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore!”, ka shkruar Krasniqi.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.