Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u takuan strukturat e PDK-së dhe qytetarët e kësaj zone.
Në këtë aktivitet morën pjesë i pari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës, z. Shukri Buja, dhe kandidatët për deputetë, z. Rashit Qalaj, z. Hyzer Rizani dhe znj. Majlinda Hajrullahu.
Gjatë fjalës së tij, z. Krasniqi prezantoi planin dhe programin e PDK-së, duke theksuar prioritetet dhe objektivat që do të udhëheqin vendin në të ardhmen, si dhe vizionin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, z. Bedri Hamza. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Në fjalimin e tij, z. Shukri Buja theksoi nevojën për një mobilizim të plotë në këto zgjedhje dhe theksoi se fitimi i këtyre zgjedhjeve është kyç për zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.