×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    PDK-ja të mërkurën vendosë nëse do ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Javën që shkoi, kuorumin në Kuvend, nuk e patën.

    E nuk dihet nëse partitë e koalicionit qeveritar do të arrijnë ta bëjnë atë edhe këtë javë.

    Për fatin e sigurimit të 61 numrave e datën e mbajtjes së seancës së re ku do të hidhet për votim në lexim të dytë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pritet të dihet gjatë javës.

    “Mbetet të shihet gjatë javës”, tha shkurt për Front Online Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

    Brenda po të njëjtës kohë do të kuptohet nëse do të shkojnë për ose jo votat e 24 deputetëve të PDK-së.

    Për to, kryesia e kësaj partie, do të diskutojë e vendosë të mërkurën.

    “E kemi shqyrtuar seriozisht mundësinë e votimit. Në kryesi ka pasur mendime pro dhe kontra. Po shpresoj që të mërkurën në takimin e kryesisë edhe për këtë kemi me marrë vendim”,
    tha Shaqir Totaj, nënkryetar i kësaj partie për Front Online.

    Rezultati që del nga ky organ mund të ndikojë edhe në zhvillimet brenda Komisionit për Financa e Transfere në Kuvend.

    Anëtari i tij nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, po ankohet se këtu rekomandimet e tyre mes leximit të parë dhe të dytë rreth projektligjit nuk po merren fare parasysh nga deputetët e pozitës.

    Janë tre amandamente të cilat i ka propozuar PDK-ja per mes deputetit Bekim Haxhiu, të cilat kanë pas për qellimin e kategorizimit në 3 grupe per terheqjen e mjeteve nga trusti, 10% 20% 30% dhe rimbursimin e tyre pas 5-7 vitesh te cilat nuk janë marrë parasysh nga qeveria, përkatesisht nga deputetet e koalicionit në komisionin për buxhet dhe transfere”, theksoi Gashi për Front Online.

    Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh.

    Me të parashihen të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

     

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.