×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja në Prizren: Qeverisja e VV-së abuzuese, korruptive e me premisa kriminale

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Partia Demokratike në Prizren e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqmenaxhim të financave publike. Sipas një reagimi për media nga kjo degë, qeverisja e VV-së në Mytaher Hakukën në krye në këtë komunë është qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa krminale.

    “Është viti i tretë, që në këtë qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa kriminale, po kthehen mjete dhe po shkojnë në suficit miliona euro, për shkak të dështimit fundamental dhe për menaxhim jo të mirë me financat publike, që këto veprime përbëjnë një formë të dukshme të keqqeverisjes.

    Kjo mendësi skandaloze nga VV, tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Nëse Kryetari i Komunës mendon se duke vajtuar dhe duke derdhur lot krokodili, mund t’i zgjidh problemet e shumta të shkaktuara nga vet ai, le ta harron se mund t’i zgjidh në këtë mënyrë, duke e luajtur tërë kohën vetëm rolin e viktimës”, thuhet në reagimin e tyre.

    Reagimi i plotë:

    Është viti i tretë, që në këtë qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa kriminale, po kthehen mjete dhe po shkojnë në suficit miliona euro, për shkak të dështimit fundamental dhe për menaxhim jo të mirë me financat publike, që këto veprime përbëjnë një formë të dukshme të keqqeverisjes.

    Kjo mendësi skandaloze nga VV, tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Nëse Kryetari i Komunës mendon se duke vajtuar dhe duke derdhur lot krokodili, mund t’i zgjidh problemet e shumta të shkaktuara nga vet ai, le ta harron se mund t’i zgjidh në këtë mënyrë, duke e luajtur tërë kohën vetëm rolin e viktimës

    Deri më tani, në këto tre vite qeverisje: 2018, 2019 dhe 2020, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur suficit buxhetor në vlerë prej afër 20 milion euro. Së fundmi, për shkak të mos votimit të buxhetit, qeverisë lokale të udhëhequr nga Haskuka, i’u kanë marrë 5.5 milion euro dhe për këtë, Kryetari i Komunës, paradoksalisht akuzon jo vetëm PDK-në, por edhe krejt opozitën në Prizren, ku kjo formë e komunikimit nga z.Haskuka, është veprim tejet qesharak dhe shumë amatoresk nga ana e tij.

    Nëse Mytaher Haskuka e ka përnime votimin e buxhetit, zgjidhja është në dorën e tij, sepse duhet të ulet e të bisedoj me opozitën e jo ta injoroj atë. Ai, në këtë rast, duhet të bashkëpunoj, sepse edhe ashtu e ka humbur shumicën në Kuvend dhe pastaj të gjindet një kompromis, e jo të hartoj buxhet elektoral për pak vota, ngase buxheti i orientuar në asfalt në kohën e ballafaqimit me pandeminë, është buxhet jo serioz dhe jo premtues për mbështetje institucionale lokale, ndaj bizneseve për adresimin e pasojave ekonomike nga pandemia dhe për rimëkëmbje të bizneseve në komunën tonë.

    Në këtë situatë të komplikuar pa nevojë nga ana e ekzekutivit komunal, të gjithë pa dallim presim reflektim nga ana e Kryetarit të Komunës dhe për një moment ai duhet t’i len anash sulmet ndaj opozitës dhe tendencat për t’i fajësuar të tjerët për dështimet e tij. PDK dega në Prizren, e ka propozuar një pako ekonomike dhe nëse Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka i ka prioritet qytetarët e komunës sonë, atëherë ai duhet të tregohet fleksibil dhe të merrë në shqyrtim propozim-pakon e PDK-së, në mënyrë që buxheti për vitin 2021 të votohet, për një qëllim të vetëm dhe të përbashkët, që përmes kësaj pakoje ekonomike emergjente të propozuar nga PDK dega në Prizren, të përfitojnë të gjitha kategoritë e cekura në pakon në fjalë dhe që sadopak, të zbuten dëmet e shumta ekonomike, të shkaktuara nga koronavirusi, në veçanti për bizneset, të cilat janë më të goditurat nga pandemia Covid-19.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.