×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja dorëzon kërkesë për komision hetimor parlamentar lidhur me privatizimet

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka deponuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë.

    Kërkesa zyrtare e nënshkruar nga deputetët e kësaj partie, erdhi disa ditë pas paralajmërimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për fillimin e një sërë iniciativash parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

    Në kërkesën e deponuar në Kuvend, thuhet se deputetët parashtrues të PDK-së theksojnë nevojën e madhe të zhvillimit të këtij hetimi, veçanërisht kur kihet parasysh fakti që procesi i privatizimit në Kosovë, është njëri ndër zhvillimet me të rëndësishme ekonomike, e njëkohësisht edhe më të përfolura në opinionin publik, për gati dy dekada më rradhë.

    Deri më tani, në disa raste Kuvendi i Republikës së Kosovës, përgjatë mandateve legjislative të tij, ka diskutuar qoftë përmes debatit parlamentar për procesin e privatizimit në tërësi, apo qoftë për privatizimet e ndërmarrjeve të caktuara. Mirëpo, anjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për ngritjen dhe zhvillimin e një hetimi parlamentar që do të hedhte dritë mbi të vërtetat e pa njohura për qytetarët e Kosovës lidhur me disa nga zhvillimet kyçe.

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ky hetim i mundshëm parlamentar nuk është kundër procesit të privatizimit apo qytetarëve, ndërmarrësve dhe bizneseve që kanë privatizuar në mënyrë ligjore dhe të rregulltë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Si parti e qendrës së djathtë, PDK e mbështet këtë proces dhe beson se privatizimi dhe ekonomia e lirë e tregut janë rrug e vetme për të rritur ekonominë e vendit e përmirësuar mirëqenien e qytetarit.

    Prandaj duhet që procesi i privatizimit të sqarohet në thellësi dhe të largohet njolla e paarsyeshme që i është vënë prej sulmeve ideologjike të majta. Për këtë proces të nisur në vitin 2001, është abuzuar e folur politikisht pikërisht nga njerëz që kanë abuzuar më së shumti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.