×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja do të mblidhet për të vendosur nëse do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë për të vendosur se a do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës, shkruan Front Online.

    Kjo parti gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues me orë të tëra ku në këtë takim është vendosur që kjo parti mos t’a votojë Vjosa Osmanin për presidente.

    Mirëpo, nuk është bërë e qartë ende nëse PDK-ja do të qëndrojë në sallë për t’ia siguruar kuorumin Osmanit.

    Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku në një prononcim për Front Online ka thënë se vendimi për këtë çështje do të merret pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

    “Të jem i sinqertë dje është diskutuar shumë çka, por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim se a do të qëndrojmë në sallë apo jo. Unë besoj që pas takimit që e kemi me Kryesinë e partisë me siguri se kemi me bë të qartë se a do të rrin grupi parlamentar i PDK-së në sallë apo jo”, ka deklaruar Lushtaku për Front Online.

    Ai ka bërë të ditur se tashmë Vjosa Osmani nuk do t’a ketë votën e PDK-së për presidente.

    Ndërsa, i pyetur se kur do të mblidhet Kryesia për të diskutuar për këtë, Lushtaku ka thënë se kjo pritet të ndodhë së shpejti.

    “Kryesia do të mblidhet së shpejti”, është përgjigjur shkurt Lushtaku, pa dashur të tregojë datën.

    Gjatë ditës së sotme, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se a qëndrojnë apo jo në sallë gjatë votimit për Vjosa Osmanin nuk ka kurrfarë vlere.

    “A qëndron apo nuk qëndron në sallë nuk ka kurrfarë vlere. Kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ka qenë figurë më shumë përçarëse në raport me qytetarët e Kosovës, në raport me ish-subjektin e saj që e ka shndërru në viktimë të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Hoxhaj.

    Në media është raportuar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet më 19 prill./Front Online/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i pazgjidhur edhe 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati kritika të shumta për qeverinë sa i përket sistemin të shëndetësisë në Kosovë. Sipas tij, për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për kthim mbrapa e dëm të sovranitetit të vendit gjatë këtij mandati. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Ministria e Arsimit po e shet për risi “paaftësinë e menaxhimin” me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.