Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili në një intervistë për Front Online ka thënë që kjo parti do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Hoti”, të iniciuar nga Vetëvendosja.
Sipas saj kjo parti do ta votojë nëse ky mocion arrin në Kuvend nga VV-ja.
“Ne sikur edhe me rastin e LDK-së, ne nuk i kemi mbledhur nënshkrimet për mocionin, por se e kemi votuar. Natyrisht si opozitë që jemi dhe do ta bëjmë njësojë edhe me VV-në, posa ajo ta sjell në Kuvend por përpjekjet e VV-së, nuk duket se janë të sinqerta dhe të njëmendta. Mendoj që për jetën tonë dhe të demokracisë parlamentare, duhet më shumë përkushtim, më shumë të besueshme në iniciativat e veta në mënyrë që njerëzit ta mbështesin”, ka thënë ajo për Front Online.