×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK inicon tri debate parlamentare për gjendjen e pandemisë në Kosovë

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kanë kërkuar në vazhdimësi nga kryeministri që ti adresohet Kuvendit dhe qytetarëve me prioritetet që duhet t’i ketë, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë.

    Ai, ka treguar se në javën e ardhshme do t’i thërrasin tri debate parlamentare, shkruan Front Online.

    “Sot si grup parlamentar kemi vendosur që ti thërrasim tri debate. Debati i parë me dështimin e Qeverisë me sigurimin e vaksinës, në programin “Krejt dhe Drejt” e ka pas që do të bashkëpunojë me Shqipërinë për sigurimin e vaksinave por ka ndodhur e kundërta ai ka refuzuar vaksinimin për mësimdhënësit dhe gjendja e rëndë në spitale që ka kapluar vendin”, ka thënë ai.

    Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Vitia që të vijnë të sqarojnë këtë papërgjegjësi.

    Çështje e dytë sipas Tahirit, është edhe organizimi i arsimit në të gjitha nivelet në gjithë Kosovën, duke pasë parasysh gjendjen me pandeminë.

    “I bëjmë thirrje Kurti dhe Nagavcit që të sqarojnë para qytetarëve dhe deputetëve që të tregojnë angazhimin e tyre për arsimin në Kosovë”, ka thënë ai.

    Çështje e tretë, Tahiri thotë se është mjaftë e rëndësishme sepse se ndërlidhet me situatën ekonomike në Kosovë.

    “Ende nuk kemi qartësi për implementimin e Pakos për Rimëkëmbje ekonomike, nuk kemi qartësi për 60 mijë persona që kanë humbur punën, dhe se cila do të jetë pakoja e ardhshme për të mbështetur bizneset dhe qytetarët”, ka shtuar ai./Front Online/

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës. Lajmin e kanë bërë publik në faqen zyrtare të...
    Vip15 Tetor 2024
    Sa ishte pjesë e BBVA 3, mediat rozë filluan thashethemet se moderatorja bukuroshe, Erjola Doci dhe reperi Azet kishin nisur një lidhje...
    Sport15 Tetor 2024
    Italisë i nevojitet vetëm një pikë nga dy ndeshjet e mbetura në Ligën e Kombeve për t’u siguruar që të kualifikohet për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.