
“Nuk kemi bashkëpunim me VV-në, por dy parti konfrontuese mund të plotësojnë njëra tjetrën”, tha ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, në intervistë për emisionin tv21, thotë se PDK do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri dhe se kjo qeveri nuk mund të rri dhunshëm në pushtet.
Hoxhaj i përgjigjet edhe zërave për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Thotë se aktualisht nuk ka bashkëpunim, por nuk e përjashton mundësinë që dy parti konfrontuese mund të plotësojnë njëra tjetrën.