Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bedri Hamza është shprehur i bindur që nëse mbahen zgjedhjet PDK-ja do të del më mirë në rezultate.
“Jam i bindur që kur të mbahen zgjedhjet trendi ka me qenë pozitiv. Ne jemi stabilizuar, kemi pas 180 mijë vota, kemi identifikuar ku kemi rrjedhje të votave”, ka thënë Hamza.
Ai më tutje është shprehur se kjo do të ndodhë pasi në zgjedhjet e kaluara janë përballur me të gjitha partitë, por që këto parti pasi erdhën në pushtet i thyen parimet.
“Sot i kemi strukturat më të konsoliduar, dhe ka qenë problem se jemi ballafaquar me të gjitha partitë e tjera. Sot nuk është ashtu, partitë tjera kanë pasur premtime pa mbukesë që nuk munden me u realizuar në praktikë”, ka thënë Hamza.
Hamza i pyetur nëse ka mjaftuar koha që kanë kaluar në opozite për të reflektuar si parti, ka thënë se janë duke punuar të i konsolidojnë strukturat.
“Por ne jemi duke punuar të i forcojmë strukturat me u hap për gjeneratat e reja, pasi aty është perspektiva”, ka thënë ai.