×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK akuzon Haskukën se po sillet si regjimi serb

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me një vendim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për t’i larguar subjektet politike opozitare nga zyret e tyre.

    Sipas një komunikate për media, thuhet se PDK ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin arbitrar të Haskukës, i cili siç thonë ata ka ushtruar presion mbi forcat politike opozitare që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

    “Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Prizren, shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me vendimin arbitrar të Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, me ç’rast përmes një konkluzioni të jashtëligjshëm, i cili është në kundërshtim me vendimin e organit më të lartë vendimmarrës në nivel lokal, konkretisht vendimin e vitit 2005, ushtron presion mbi forcat politike opozitare, që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

    Tutje në komunikatë thuhet se njoftimi për largim të subjekteve politike nga zyrat paraqet një prej veprimeve më jo institucionale që nga pas lufta e deri më sot.

    “Njoftimi për ekzekutim të dhunshëm, për largim të subjekteve politike nga zyret, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre politike legale, që kanë qenë kontributdhënëse në periudha të ndryshme të qeverisjes në Komunën e Prizrenit, paraqet një prej veprimeve më jo institucionaliste, jo parimore dhe aspak demokratike, që nga pas lufta e deri më sot.

    “Mënyra e tillë e veprimit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, na kujton kohërat më të errëta në historinë më të re të Kosovës, kur regjimi i atëhershëm diktatorial, i nxirrte njerëzit me dhunë nga zyrat, nga shkollat, nga spitalet dhe më në fund edhe nga shtëpitë e tyre me forcë, sikurse tani që është vendimi për largim të dhunshëm me polici, ndaj subjekteve politike të Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

    PDK dega  në Prizren, siç thuhet në komunikatë konsideron se arsyetimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit është i paqëndrueshëm, ngase subjektet politike nuk janë organizata të cilat gjenerojnë profit, por veprimtaria e tyre është në shërbim të interesave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, zhvillimit të pluralizmit dhe demokracisë në vendin tonë.

    “Andaj, PDK dega në Prizren, kërkon nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, që të tërhiqet nga vendimmarrja jo e ligjshme, në të kundërtën PDK do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtës, që i’u takon të gjitha subjekteve politike, sipas vendimit të vitit 2005, të organit më të lartë vendimmarrës në Komunën e Prizrenit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e PDK-së.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove –...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Kronika13 Tetor 2024
    Nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Kështu ka bërë të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj, po dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj të pritur nga janari në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.