×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasuria e drejtorit të AKI-së, për 9 muaj në krye të inteligjencës i shlyen të gjitha borxhet

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Pa kaluar as një vit që kur u emërua në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi ka arritur ta shlyejë në total kredinë dhe një borxh që do të duhej ta paguante për dy vjet.

    Gashi kishte deklaruar 14 mijë euro borxhe, prej tyre 8 mijë huamarrje për shtëpi, ndërsa 6 mijë euro kredi. Sivjet, ai nuk ka deklaruar asnjë detyrim financiar.

    Pjesa tjetër e pasurisë së Gashit nuk ka ndryshuar shumë. Ai ka deklaruar 405 mijë euro pasuri të paluajtshme. Ka një shtëpi në vlerë 350 mijë euro, një truall 20 mijë euro dhe një tokë 35 mijë euro.

    Gashi dhe bashkëshortja e tij kanë dy vetura. Derisa vjet kishte deklaruar se posedon veturë 16 mijë euro, sivjet Gashi ka deklaruar se ajo është pronë e bashkëshortes së tij. Ndërsa vetura në vlerë prej 5 mijë eurosh, e cila kishte thënë se është e gruas, tani ka deklaruar se ajo është në pronësi të tij.

    Kreu i AKI-së e kishte deklaruar pasurinë një muaj pas emërimit në krye të inteligjencës, ndërsa nuk e ka deklaruar pagën që e merr si drejtor i institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

    Ai i ka deklaruar vetëm të hyrat nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ku kishte mbajtur pozitën e kryetarit përpara se të emërohej si derjtori i AKI-së. Paga e tij në ARKEP e ka prekur shumën e 18,600 eurove në vit. Paga e bashkëshortes, si pjesë e Policisë së Kosovës prek shumën e 7,370 eurove ndërsa ka deklaruar se merr 3,250 euro nga kompania “Crossroads”, që është në emër të saj nga viti 2007.

    Gashi ka deklaruar se posedon para të gatshme kesh, 25,700 euro, ku hyjnë paratë e bashkëshortes të tij (1,000) dhe të fëmijëve (2,700).

    Kreshin Gashi u emërua drejtor i AKI-së më 25 nëntor të vitit të kaluar nga kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj. /

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.