×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar shkëmbimin e batutave përmes videove në rrjetet sociale, duke e kthyer debatin politik në një duel ironish dhe thumbimesh që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Gjithçka nisi nga një deklaratë e Ramës, i cili tha se e ka “zemër Lulin”. Kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së Bashës, i cili e ngacmoi kryeministrin publikisht, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje të dyshimta me çështjen “McGonigal”. Por, Rama nuk vonoi t’i përgjigjej me stilin e tij të zakonshëm, duke vijuar ironinë për rivalin e tij politik.

    Pjesë nga dialogu Rama-Basha

    Basha: O Rame, si paske thënë sot, e kam zemër Lulin?

    Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj, më foli zemra, po plaste.

    Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty, gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.

    Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame! Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai t’i dha votat për t’i liruar të korruptuarit.

    Rama: E jo, atë buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot ke frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euroatlantikëve të vërtetat për bufin, për kënetën, për Gaz Ballakumen e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vëlla, hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë…

    Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votoje as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. “Rama ik, Rama ik”. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë, se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”.

    Basha: E mor sa i madh je… Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti nuk e përjashtoi këtë mundësi në intervistën e tij për NBC. Por Kushtetuta sot e bën shumë të vështirë këtë mundësi....
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti nuk e përjashtoi këtë mundësi në intervistën e tij për NBC. Por Kushtetuta sot e bën shumë të vështirë këtë mundësi....
    Front TV30 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma. Zëdhënësi i Policisë,...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me Peter Sorensen, në Beograd thonë se kjo çështje ka mbetur...
    Lajme30 Mars 2025
    Faqja “Vrojtuesit e Lagjes –Prishtinë”, ka publikuar një video teksa një grua gërryen tepsinë dhe mbetjet i hedhë nga dritarja e banesës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.