×
  • Lajme
  • Front TV
  • Kronika
  • Front TV

    Policia: Një këmbësor u godit për vde*kje në Bresje të Fushë-Kosovës

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma.

    Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

    Hoxha ka thënë se këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

    “Me datë 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rr. Prishtinë – Pejë, tek semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku në mes një veture dhe këmbësori. Në vendin e aksidentit kanë dal njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”, tregoi Hoxha për Zeri.info.

    Ai ka thënë se rruga ku ka ndodhur aksidenti, është mbyllur përkohësisht.

    “Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetime lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tregoi Hoxha.

    Sipas kësaj deklarate të Policisë, akoma nuk ka ndonjë të arrestuar për këtë aksident.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Një person është plagosur para pak minutave në lagjen Emshir të Prishtinës. Personi  i plagosur është dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK....
    Lajme23 Prill 2025
    Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë. Klankosova mëson...
    Lajme23 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion të mundshëm mes AAK-së dhe VV, duke shtuar se...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Politikania finlandeze ka thënë se Kosova është shteti...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se sot ra një tjetër përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Rusisë për pozitat e...
    Opinione23 Prill 2025
    Nga Baton Haxhiu: Heshtja e Albin Kurtit, urdhri i Nagip Krasniqit, tenderi për TÜV Hellas, importi nga NOA e Gent Sules dhe...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Berlini tha më 23 prill se së voni ka dëbuar “shumë” agjentë rusë, teksa Gjermania po përballet me kërcënim në rritje nga...
    Lajme23 Prill 2025
    Derisa qytetarët po përballën me shtrenjtimin e rrymës për 16.1% nga vendimi i fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kryesuesi Ymer...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.