Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të dalin sot në një konferencë për media.
Konferenca e përbashkët e dy ministrave do të mbahet në orën 17:00.
“Ju ftojmë që sot në ora 17:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia”, është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Financave.
Ndryshe, kjo konferencë vjen pas vendimit të për masat e reja, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.