×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vendimit të Kushtetueses, BE: Të miratohet sa më parë buxheti i Kosovës

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Të hënën, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Hotit është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.

    Më 3 qershor, Arifi votoi për Qeverinë e Hotit, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

    “Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se BE-ja “do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformat e nevojshme”.

    “Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i BE-së.

    Projektligji për buxhetin e vitit 2021 është dërguar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë në largim dhe ndodhet në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.

    Në BE nuk deshën të përgjigjen në pyetjen se a presin që këto zhvillime të ndikojnë në rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Ata përsëritën se BE-ja do të vazhdojë të jetë e angazhuar me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi në kuadër të dialogut dhe se ai dialog është i rëndësishëm për rrugën evropiane të të dyja vendeve.

    Zyrtarët evropianë përsëritën thirrjet ndaj Kosovës për t’i respektuar dhe zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog.

    Kosova dhe Serbia, tash e dhjetë vjet gati, janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve.

    Herën e fundit, kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar më 7 shtator./rel

    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore...
    Lajme20 Maj 2025
    Një mjek, gjinekolog, ka pësuar lëndime trupore sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa...
    Lajme20 Maj 2025
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.