×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vdekjes së 26-vjeçarit, PSD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Vitisë

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Pas vdekjes së sotme të gjilanasit 26-vjeçar i cili ra nga kati i 5-të i një konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka reaguar Partia Socialdemokrate.

    Në reagimin e kësaj partie thuhet se shteti duhet të jap përgjigje për vdekjen e 26-vjeçarit, pasi është shteti që e ka vendosur atë në karantinë. Madje, nga PSD thonë se përgjegjësia politike kërkon që ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të jap menjëherë dorëheqje.

    “Viktima e sotme ka qenë zyrtarisht nën përkujdesjen shtetërore. Është shteti që e ka mbyllur në karantinë, ai edhe duhet të përgjigjet. Ky do të ishte minimum që VV do të kërkonte në opozitë. Përgjegjësia politike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Vitia, për të parë shkeljet eventuale dhe implikimet që jep procesi hetimor pastaj”, thuhet në reagimin e PSD-së.

    Ky është reagimi i plotëi PSD-së:

    Një i ri 26 vjeçar ka gjetur vdekjen sot në karantinën e vendosur në Prishtinë. Shprehim ngushëllime dhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

    Ky rasti tragjik në Qendrën e Studentëve që po shërben si zonë karantinimi duhet të shërbejë si mësim për organet shtetërore që po merren me menaxhimin e pandemisë. Tashmë kjo masë e ka humbur objektin. Rastet e ardhjeve nga jashtë nuk janë masive, kurse virusi veçse është në secilën komunë të Kosovës. Vetëizolimi në shtëpi duhet të jetë mundësi për rastet kur kemi simptoma. Karantina tashmë i ka më të rënda pasojat.

    Lidhur me rastin e sotëm tragjik duhet të ketë hetim të pavarur dhe e vërteta duhet të zbardhet shpejt. Nëse vërtetohen raportimet e mediave mbi problemet shëndetësore që i ndjeri i ka dokumentuar, atëherë kjo është përgjegjësi direkte e qeverisë. Ka gjithashtu shumë dëshmitarë që tregojnë për absurdin e kësaj mase. Lejimi i shumë personave brenda dhomës e humb efektin e izolimit, parregullsitë mbi vendosjen dhe lirimin prej saj duhet të jenë objekt hetimi poashtu.

    Viktima e sotme ka qenë zyrtarisht nën përkujdesjen shtetërore. Është shteti që e ka mbyllur në karantinë, ai edhe duhet të përgjigjet. Ky do të ishte minimum që VV do të kërkonte në opozitë. Përgjegjësia politike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Vitia, për të parë shkeljet eventuale dhe implikimet që jep procesi hetimor pastaj.

    Kuvendi duhet sa më parë të vihet në veprim për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm legjistlativ për luftimin e pandemisë. Së pari, duhet bërë plotësim/ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ashtu që të dalim nga gjendja kundërkushtetuese. Po ashtu, vendit i duhet rialokime buxhetore për shtresa të ndryshme shoqërore që pandemia i ka detyruar ta ndalin punën, kurse mbështetje financiare nuk kanë. Kosova tashmë është vonë në ndërmarrjen e masave ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.