×
  • Vip
  • Vip

    Pas shuplakës në “Oscars”, Will Smith dhe gruaja e tij drejt divorcit?

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Mesa duket viti 2022 do të ketë si kryefjalë vetëm emrin e aktorit të njohur Will Smith dhe të gruas së tij, Jada Pinkett Smith.

    Së fundmi, thuhet se martesa e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith po shkon drejt divorcit pasi çifti “mezi” flasin me njëri-tjetrin pas incidentit në “Oscars”.

    Pavarësisht raportimeve e diskutimeve të mëdha rreth kësaj çështje, tensioni mes çiftit duket se është në rritje.

    Revista “Heat” raportoi se:

    “Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Kanë pasur probleme ndër vite, por ata mezi po flasin tani”, tha një burim pranë tyre. Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre sipas ligjit të Kalifornisë. Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e ‘showbiz’-it dhe do të zgjasë më shumë se ai i Angelinas dhe Bradit”, shtoi burimi.

    Në një rrëfim të bërë më herët, Jada kishte thënë se nuk kishte dashur të martohej kurrë me Will-in.

    Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

    Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:

    “Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.