Aktivisti Rron Gjinovci pas shoqërimit në polici është liruar, pasi siç thuhet në një njoftim të ORCA-s, është konstatuar se aktiviteti i sotëm nuk kishte elemente të veprës penale.
“Ju njoftojmë se aktivisti Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit. Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protesutese. ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit Ramë Likaj.
ORCA falënderon avokaten Rina Kika e cila ishte prezente përgjatë shoqërimit të Gjinovcit si dhe Togerin Eshref Beqiri i cili u tregu tejet profesional në ekzekutimin e detyrave të tij”, thuhet në njoftim.