Një 82 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së martës në Malishevë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas policisë ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së të moshuarit, tashmë të ndjerë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pasi është transportuar në QKUK nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh.