×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas pauzës, rifillon seanca për zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar, pas pauzës 15-minutëshe që ka thirrur kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Mimoza Kusari Lila ka prezantuar biografinë e Vjosa Osmanit kurse Haxhi Avdyli të Nasuf Bejtës, këta të dy kandidatë për president.Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.

    Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

    Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka përfshirë një atmosferë ku për Kosovën flitet si temë,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof....
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova. Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. B.R,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon 25-vjetorin, duke përkujtuar rrugëtimin e saj historik dhe udhëheqjen e liderit, ish-kryeministrin historik, e ish- presidentin Hashim...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff, nuk ka dashur të deklarojë sot para gazetarëve për bisedimet me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, në emisionin DPT ka folur për përgjimin e ri të publikuar në mes të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Tashmë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashar”, Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore...
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiq, kanë ndaluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.