Pas reperit Noizy, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Ai dyshohet për veprën “Ndihma” kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, lidhur me rrahjen që ndodhi javën e kaluar në një diskotekë në Pejë.
Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që janë në dijeni për vendndodhjen e 37-vjeçarit, që të lajmërohen në stacionin më të afërt.