×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sot pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

    Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinë, Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik tha se Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dështoi, sepse projekt-rezoluta nuk arriti të merrte as shumicën.

    “Afro 110 vende nuk votuan, ishin kundër ose abstenuan. Kjo është një rezolutë e dështuar dhe kjo do të thotë se OKB-ja nuk e mbështeti atë. Plani i tyre për të imponuar gjenocid dhe s’kualifikim moral mbi serbët nuk pati sukses”, tha ai.

    Dodik deklaroi se amerikanët do të thonë se mjaftojnë 84 vota “për”, por i pyeti se “në çfarë parimi mjafton kjo”, raporton N1.

    “A është sipas parimit demokratik? Epo, në Perëndim na mësohet se shumica demokratike është ajo që është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm. Ata nuk e kanë atë. Pse gënjejnë”, pyeti politikani serb i sanksionuar nga SHBA-ja.

    Ai shtoi se “problemi është qëllimi i tyre për të akuzuar serbët se janë një komb gjenocidal. Pas kësaj, qeveria e RS ngriti çështjen e shkëputjes paqësore. Pas kësaj nuk kemi pse të qëndrojmë bashkë”, tha Dodik.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për Srebrenicën, duke shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila duhet të festohet çdo vit. Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

    Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

    Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje të veçanta që rrjedhin drejtpërdrejt nga sulmi...
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se në takimin e sot të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe atyre...
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Safet Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burgim. Ky vendim u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit...
    Të tjera
    Sport24 Qershor 2024
    Ka përfunduar me humbjen 1-0 ndaj Spanjës aventura e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Skuadra kuqezi e mbylli në vendin e fundit...
    Lajme24 Qershor 2024
    Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga faza e grupeve EURO 2024. Kurti ka thënë...
    Sport24 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...
    Sport24 Qershor 2024
    Kroacia ka dështuar të kalojë në fazën e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi 1-1 kundër Italisë në kuadër...
    Vip24 Qershor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin. Ka qenë ky i fundit i cili ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.