Qeveria e Kosovës të premten mori masa të reja kundër përhapjes së Coronavirusit.
Lidhur me këto masa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nesër do të zhvillojë një takim virtual me kryetarët e komunave.
Zemaj do t’i njoftoj ata rreth këtyre masave, si dhe do të kërkojë ndihmë nga ta për zbatimin e këtyre masave.