×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas LDK-së edhe PDK-ja e dërgon në Kushtetuese ligjin për zyrtarët publik

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuse ligjin në fuqi për zyrtarët publikë.

    Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

    ‘’Ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë, sot e dërguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që shumica parlamentare e miratoi javën e kaluar dhe me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Ligji në fuqi për Zyrtarët Publik.Sikurse, këtë të fundit, kur dy vite më parë e dërguam në gjykatë, ashtu edhe tani ndryshim-plotësimin e tij, e kemi dërguar për të pamundësuar politizimin e partizimin e administratës publike dhe për të parandaluar degradimin e sistemit të meritokracisë, karrierës dhe pavarësisë së administratës, detyrë e të cilës është ti shërbej me zell e profesionalizëm të gjithë qytetarëve pa dallim, e mos të kthehet si instrument politik i pushtetit’’, ka thënë Tahiri.

    Kjo, administratë e këta zyrtarë publikë, janë investim afatgjatë i shtetit dhe i partnerëve tanë dhe nuk do të lejojmë që ti nënshtrohen presioneve e agjendave politike, ka thënë më tutje Tahiri.

    ‘’Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i verës së vitit 2023, i konfirmoi në tërësi pretendimet tona, ndërsa Kuvendi me këtë rast, ishte i obliguar që brenda gjashtë muajsh ti adresoj të gjitha shkeljet.Sot, rreth një vit e gjysmë pas, jo vetëm që dështuan ta përgatisin më kohë ligjin e ri, por akoma më keq, i përseritën një pjesë të shkeljeve në të njëjtën mënyrë’’, ka thënë Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Avokati i njohur Tomë Gashi, ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale. Por, sipas...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Osmani përmes një albumi fotografish të postuar në...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për...
    Të tjera
    Kronika07 Nëntor 2024
    Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”. Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës. Tashmë Policia...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar popullit nga një konferencë për media nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, për...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një rezultat të thellë. Menjëherë pas kësaj, mediumet prestigjioze ndërkombëtare filluan...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se është optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me...
    Vip07 Nëntor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, Gjesti,  Leo dhe Lela kanë diskutuar për marrëdhëniet intime. Derisa i shtruan pyetje njëri-tjetrit...
    Sport07 Nëntor 2024
    Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë. Anësori i djathtë i Lille, i cili asistoi Jonathan David në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.