×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas Gjermanisë, edhe Franca thotë se Navalny u helmua

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Presidenca e Francës tha të hënën se përmes analizës së pavarur është arritur në përfundim se kritikuesi i Kremlinit, Alexei Navalny, është helmuar me noviçok në përpjekje për vrasje.

    “Presidenti e shprehu shqetësimin e tij të thellë për aktin e kryer kundër Alexei Navalnyt dhe për nevojën që gjithçka të dalë në dritë, pa vonesë, për rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij tentimi të vrasjes”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, pas bisedës që ai pati me homologun rus, Vladimir Putin.

    Gjermania njoftoi më herët se laboratorët në Suedi dhe Francë në mënyrë të pavarur i kanë mbështetur rezultatet e dala nga laboratorët gjermanë këtë muaj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
    “Ai (Macroni) e shprehu solidaritetin e tij të plotë me Gjermaninë për hapat që duhet të merren dhe pasojat që do të dalin nga kjo situatë”, thuhet më tej në deklaratën e Presidencës së Francës.

    Presidenti francez është përpjekur ta pakësojë mosbesimin mes Rusisë dhe Perëndimit, duke shpresuar që ta përdorë ndihmën ruse për zgjidhjen e krizave më të vështira të botës.

    Sidoqoftë, zyrtarët francezë kanë thënë se nuk është shënuar përparim në dialogun me pesë pika që Macroni ia propozoi Putinit para më shumë se një viti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.