×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas deklaratave të Stanos, Ambasadori Bajrami jep një kronologji si e informoi Kosova BE’ne për sulmin e Banjskës

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Zëdhënësi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dje deklaroi se Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë.

    “Në lidhje me hetimin (për Banjskën): Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, ka thënë Stano.

    Lidhur me këtë, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë një kronologji të informatave të cilat thotë ai që Kosova ia ka dërguar BE-së pas asaj që ndodhi me 24 shtator.

    Sipas tij, Kosova ka dërguar jo një, po disa raporte.

    Ai thotë se Ambasada e Kosovës në Bruksel zyrtarisht ka informuar BE-në dhe shtetet anëtare për sulmin në Banjskë, nëpërmjet disa dokumenteve. Ai ka renditur të gjitha procedurat që ka ndërrmarrë Kosova menjëherë pas sulmit.

    Më 24 shtator, ditën e sulmit, Bajrami thotë se janë dërguar informacione urgjente për sulm terrorist. Dokumenti kishte dy faqe.

    Dy ditë më vonë, më 26 shtator, është dërguar dokumenti 12 prej 12 faqesh me informacion fillestar.

    Më 28 shtator është dërguar dokumenti 10 faqor me informacione faktike, teksa më 9 tetor është dërguar kopje fizike e gjetjeve preliminare, dokument ky prej 46 faqesh, që i është dorëzuar delegacionit të EEAS-it.

    Më 18 tetor, Bajrami thotë se gjetjet u janë dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s.

    “Më 20 tetor, raporti preliminar (51 faqe) iu dërgua BE-së, NATO-s dhe të gjitha shteteve të tyre anëtare. Gjatë dhjetorit 2023 dhe gjatë periudhës janar-shkurt 2024, u ndanë versionet e përditësuara të raportit. Informacionet e përfshira në këto dokumente janë faktike, të vërtetuara dhe bindëse përtej dyshimit të arsyeshëm” shkroi Bajrami në profilin e tij në “X”.

     

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh...
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.