×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas darkës private në Florida, Zuckerberg dhuron 1 milion dollarë për ceremoninë inauguruese të Donald Trump

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2024

    Kompania Meta ka dhuruar 1 milion dollarë në fondin inaugurues të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka konfirmuar kompania për CNN.

    Lajmi vjen dy javë pas takimit privat të CEO-së së Meta-s, Mark Zuckerberg, me Trump në Mar-a-Lago. Dhurimi u raportua fillimisht nga The ëall Street Journal.

    CNN ka raportuar se Zuckerberg po synon një rol më aktiv në formësimin e politikave teknologjike të administratës së ardhshme. Kjo përfaqëson një kthesë të madhe nga pothuajse katër vite më parë, kur Meta ndaloi Trump nga platformat e tij pas kryengritjes së 6 janarit 2021.

    Para zgjedhjeve, Zuckerberg kishte shfaqur gradualisht një afrimitet më të madh me Trump. Në një intervistë gjatë verës, themeluesi i Facebook tha se reagimi i Trump ndaj një përpjekjeje për atentat në korrik ishte “i jashtëzakonshëm.”

    “Të shihje Donald Trump të ngrihej pasi u qëllua në fytyrë dhe të ngrinte grushtin lart me flamurin amerikan është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që kam parë ndonjëherë në jetën time,” tha ai gjatë një interviste në podcast-in “The Circuit” në selinë e Meta-s në Menlo Park, Kaliforni.

    Një numër drejtuesish të lartë në disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Amerikë — përfshirë Tim Cook të Apple, Sundar Pichai të Google dhe Andy Jassy të Amazon — kishin kërkuar takim me Trump para Ditës së Zgjedhjeve në nëntor, duke synuar të siguronin një audiencë me kandidatin presidencial gjatë një gare tepër të fortë.

    Nga ana e tij, Trump duket se ka shijuar marrëdhëniet e ngrohta me titanët e teknologjisë. Ai ka mburrur bisedat private me ta në intervista dhe paraqitje dhe tani lavdëron kompanitë që dikur fajësoi për humbjen e tij në zgjedhjet e 2020-s, e cila kishte sjellë vite të sulmeve të drejtuara nga republikanët kundër kompanive teknologjike.

    Deri në mars, Trump e kishte quajtur Facebook një “armik të popullit” në një intervistë me CNBC, duke bërë që aksionet e Meta-s, kompania mëmë, të bien më shumë se 4% në ditën e publikimit. Trump gjithashtu më parë kishte kërcënuar të burgoste “mashtruesit e zgjedhjeve,” duke përfshirë Zuckerberg, të cilin dukej se e referoi në një postim në korrik në platformën e tij Truth Social. /TopChannel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.