×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas bllokadave e tensioneve, liderët e BE-së shfaqin shenja kompromisi për fondin e rimëkëmbjes

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Janë shfaqur shenjat e para se liderët e vendeve veriore të BE-së kanë vullnet për kompromis rreth pakos stiumuluese prej 1.8 trilion eurosh. Përafrimi i qëndrimeve erdhi vetëm në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel.

    Mosmarrëveshjet e vjetra mes shteteve që janë prekur më pak nga pandemia dhe vendet e zhytura në borxhe, si Italia dhe Greqia, ekonomia e të cilave është në rënie të lirë, kanë dalë në pah, duke e vendosur Romën kundër Hagës dhe aleatëve të saj në Stokholm, Kopenhagë dhe Vjenë.

    Lidertë pritet t’i vazhdojnë diskutimet në orën 16, ndërsa shumë gjëra do të varen nga përpjekjet e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për të paraqitur një bazë të re për marrëveshje, duke i marrë parasysh kërkesat nga jugu dhe veriu i Evropës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    “Një marrëveshje është nevojë”, tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, përderisa diplomatët po përgatiteshin për një ditë tjetër të negocitatave, të cilat mund ta përbëjnë samitin më të gjatë të BE-së.

    Një diplomat tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, e humbi durimin me ato që i quajti “bllokada shterpe” të Holandës, Suedisë, Danimarkës, Austrisë dhe Finlandës, duke e goditur tavolinën me grusht.

    Këto tensione i konfirmoi edhe një diplomat tjetër, i cili tha se tensionet u rritën deri në atë masë që kryeminsitrja belge, Sophie Wilmes, u detyrua të bënte thirrje për qetësi.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës. Sipas Ismailit,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Të premten e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të hapur dhe se i...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Themelore Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtari i Procedurës – ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një...
    Të tjera
    Sport13 Gusht 2025
    Skuadra kosovare, Drenica ka zbuluar transferimet e reja gjatë merkatos së verës. Në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar publikun me 12 transferimet...
    Lajme13 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerëson se situata e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me...
    Lajme13 Gusht 2025
    Shenoll Muharremi, analist,  ka reaguar në emërimin e Mentor Hysenit në krye të ATK-së, duke thënë se krejtë qka dikur i luftonte...
    Lajme13 Gusht 2025
    E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral- brigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak...
    Lajme13 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë është arrestuar R.M., i dyshuar për “Krime lufte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.