Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e diele do të vazhdojë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesare nga drejtimi i verilindjes.