×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën që po hymë

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Pesë ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

    E hëna fillon me mot me diell, por gjatë ditës pritet një sistem vranësirash të dendura të përfshijnë territorin duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm, i përcjellë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

    Shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë uniforme në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por që sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jugperëndim dhe veriperëndim.

    Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell, por që vranësirat do të mbeten të theksuara në të gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales.

    Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.

    Indeksi UV do të shënojë vlera mesatare, prandaj nuk ka rrezik të jemi në kontakt direkt me diellin.

    Do të fryjë erë mesatare deri e fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.