Në fundjavë mot i butë, me më shumë diell të shtunën. Të dielën sërish me erë. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull. Javën e ardhshme mot me shi, viseve malore borë.
Ditëve të fundjavës rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do depërtojnë mbi rajon të cilat kushtëzojnë mot më të butë, ditën e shtunë me më shumë diell gjatë ditës. Ndërkohë një ciklon i formuar në Itali do të afrohet nga rajoni ynë, që ditën e diel sjell shtim të vranësirave dhe fuqizim të erërave juglindore.
Sipas Prishtina Weather të hënën sistemi frontal i këtij ciklon bart mbi vendin tonë të reshura shiu, ku vende-vende mund të jenë më intensive, e në vise malore me mundësi edhe për reshje bore. Pas një pushimi ditën e martë, ditën e mërkurë sërish parashihen mundësi për reshje shiu, e në vise malore për borë.
Qetësimi i erërave ditën e shtunë, mund të sjell rritje të ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e diel zbret sërish në vlera të mjaftueshme dhe të mira, mirëpo të hënën sërish pritet të kaloj në vlera të dobëta.
5.12 – Në mëngjes nëpër ultësira, vranësira të ulëta ose mjegull. Ditën kryesisht me diell dhe më butë.
6.12 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, mjegull ose vranësira të ulëta. Ditën butë, pjesërisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
7.12 – Kryesisht vranët dhe me shi. Erërat do të qetësohen, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten reshje bore.
8.12 – Vranësira e gjatë ditës intervale me diell.
9.12 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në ditët e fundjavës. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet në fundjavë rriten deri në 11C, e nga e hëna zbresin lehtë në 8C. Në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, temperaturat pritet të jenë më të ulëta.
Do të fryj erë mesatare nga juglindja 4-7m/s, e të dielën mesatarisht e fuqishme 8-16m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të shtunën, e më pas në rënie graduale nën vlera mesatare.