×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Sipas Prishtina Weather dita e martë e kësaj jave do të jetë kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.  Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare.  Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende mund të fillojnë edhe reshjet e shiut.

    Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 16C, e në vise malore -5C deri 10C.  Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s.

    Në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe fryn nga verilindja.  Indeksi UV: 5.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e në periudha të qetësisë mund të kaloj në të dobëta.

    Ndërkohë e mërkura do të karakterizohet me mot të vranët, më ftohtë dhe me erë.

    Nga mëngjesi priten të reshura bore edhe në vise të ulëta, nga Dukagjini të përziera edhe me shi.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

    Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 5C, e në vise malore -7C deri -2C.  Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-10m/s, me hove deri në 14m/s.  Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë në vlera të pranueshme dhe të mira.

    https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3860659373981787

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.