×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Parashikimi i horoskopit për sot

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Horoskopi për ditën e sotme.

    Dashi

    Kur një mik apo një i afërmi juaj përfshihet në një lidhje, është e natyrshme që dëshiron ta mbrosh atë. Megjithatë, para se të veproni prisni që ata të kërkojnë ndihmë. Nuk mund të merrni përgjegjësi për të tjerët, pa marrë parasysh nëse ata kanë nevojë për ju apo jo.

    Demi

    Mundohuni të shmangni situatat që mund t’ju vënë në siklet sot. Përpiquni të lëshoni rrënjët në realitet. Sa i përket anës ekonomike, sa më shumë gjëra që dëshironi të blini, aq më shumë duhet të tërhiqeni. Kjo taktikë është një mënyrë mjaft e mirë për të qëndruar brenda buxhetit tuaj!

    Binjakët

    Në përgjithësi lidhjet familjare ju japin komoditet, por ka edhe raste kur mund të ndodhë e kundërta. Nëse keni probleme kohët e fundit në familje, do të ishte e udhës të shmangeni dhe të reflektoni. Ju duhet pak kohë që të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë.

    Gaforrja

    Mungesa e gjykimit të duhur të dikujt pranë jush, mund t’ua prishë ditën. Por, për fat të mirë, keni disa miq të mrekullueshëm, të cilët do t’ju nxjerrin menjëherë nga një gjendje e tillë. Komentet e tyre do t’ju ngrenë moralin dhe do t’ju bëjnë të mendoni ndryshe.

    Luani

    Mos ndoshta keni ndërmarrë ndonjë vendim të gabuar kohët e fundit? Një moment reflektimi sot do t’ju bëjë që t’i vendosni gjërat në vijë. Rekomandohet të ndiqni intuitën.

    Virgjëresha

    Nëse keni kohë të lirë sot, plotësojeni me aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mund të merreni me rregullimin e shtëpisë, ndoshta një rendim të ri të saj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mund të realizoni gjithçka dëshironi në këtë drejtim brenda kësaj dite.

    Peshorja

    Diçka që ju e dëshironi shumë, mund ta realizoni shumë më lehtë seç e mendoni. Mjafton që të përpiqeni për të. Mos prisni t’ju ndihmojnë të tjerët, pasi mund t’ia dilni vetë mbanë.

    Akrepi

    Mund jeni në jeni të një informacioni që duhet ta ndani me të tjerët. Ata mund të mendojnë se po e mbani sekret, çfarë nuk do të jetë aspak në qëllimin tuaj. Flisni hapur se për çfarë po punoni dhe jepni sa më shumë detaje të mundeni, pasi do të jetë në përfitimin tuaj.

    Shigjetari

    Duket sikur dikush po përpiqet t’ju vështirësojë jetën, por në fakt nuk është e vërtetë. Në fakt, personi në fjalë po përpiqet t’ju bëjë të kuptoni fuqinë dhe aftësitë tuaja. Po ju sfidoni që të veproni më shumë e të ecni përpara.

    Bricjapi

    Ekziston mundësia që të ndiheni një moment sikur po iu shkatërrohet gjithçka. Ruani qetësinë dhe mos u bëni pesimist. Në fund të ditës, nuk përjashtohet mundësia e një lajmi të mirë.

    Ujori

    A po tregohuni të kujdesshëm sa duhet sa i përket investimit të parave? Nuk duhet të jeni mosbesues, por njëkohësisht duhet të jeni të kujdesshëm për çdo marrëveshje biznesi që mund të realizoni.

    Peshqit

    Nuk është e nevojshme të justifikoheni për jetën tuaj, por duhet të kujtoni sesa me fat jeni. Përpiquni të ndihmoni edhe të tjerët, kështu që do të ndiheni më mirë. Madje do të keni edhe arsye për tu ndjerë krenarë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.