×
  • Opinione
  • Opinione

    Parashikimi i Bankes Botërore për rritjen ekonomike të Kosovës 3.9 për qind më 2024 është i dëshiruar, është i vonuar dhe vështirë i realizuar

    Safet Gerxhaliu
    15 Janar 2024

    Shkruan: Safet Gerxhaliu 

    Në kohën kur efektet e inflacionit ende po godasin ekonomitë më të fuqishme të shteteve evropiane nuk duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të orientuara në rritje ekonomike numerike por për rritje ekonomike substanciale.

    Republika e Kosovës ka nevojë si kurr më parë për rritje ekonomike jo vetëm 3.9% por edhe për rritje dy shifrore sepse jemi të vonuar në shumë dimensione ekonomike krahasuar me shtetet tjera në nivelin rajonal dhe evropian.

    Emëruesi i përbashkët për zgjedhjen e problemeve ekonomike në Kosovë është stabiliteti politik që për fat të keq Kosovës po i mungon falë mungesës së një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Në mungesë të stabilitetit politik nuk ka investime të huaja direkte por ka hezitim për të investuar në forma më të avancuara edhe nga Diaspora e jonë.

    Nga Kosova po largohen qytetarët falë liberalizimit të vizave por edhe kapitali i bizneseve vendore po investohet jashtë falë mungesës së stabilitetit politik, mungesës së dialogut të mirëfilltë publiko – privat, mungesës së një vizioni pro biznes dhe pro një ekonomie të tregut, mungesës së një diplomacie ekonomike në interes të zhvillimit ekonomik, masat e BE-së që po e dëmtojnë ekonominë tonë në shumë dimensione e në veçanti sektorin e IT-së apo digjitalizimin, mos investimet në projekte kapitale dhe kinse ruajtja e parasë që është qasje e gabuar duke pasur parasysh Inflacionin në Kosovë, kur kemi rritje të kamatave bankare dhe sida të tjera me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

    Republika e Kosovës ka nevojë për rritje substanciale apo në substancë e jo vetëm rritje numerike.

    Po të jenë parashikimet për rritje ekonomike 2% por të bazuar në shumë parametra ekonomik si rritja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve të produkteve “Made in Kosova “, krijimi i vendeve të reja të punës, transferin e teknologjisë moderne dhe të sistemit know – how , eksporti i shërbimeve, rritja e numrit të turistëve dhe kontraktimi i punëve dhe implementimi i projekteve në vende jashtë Kosovës të implementuara nga Bizneset vendore kish me qenë shumë më me rëndësi për Kosovën se sa të parashihet rritje afër 4% e bazuar vetëm në konsum duke eksportuar para të gatshme e duke importuar mallra dhe shërbime nga jashtë së bashku me Inflacionin importues që produktet bazike i bënë më të shtrenjta në Kosovë se sa në vendet perëndimore.

    Këtë dukuri të çmimeve të larta e vëren më së shumti diaspora jonë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

    E pagat në Kosovë qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat janë më të ulëtat në rajon.

    Prandaj është koha kur duhet të kuptohet rëndësia e rritjes ekonomike substanciale e jo ajo numerike për ardhmërinë e Republikës së Kosovës dhe ky duhet të jetë fokus i të gjithë akterëve vendor dhe ndërkombëtar.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.