×
  • Opinione
  • Opinione

    Paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov

    Shaip Kamberi
    28 Gusht 2023

    Shkruan: Shaip Kamberi

    Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore.

    Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional”.

    Filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, qeveria e së cilës ishte edhe financuese e projektit të ekranizimit të tregimeve popullore nga Presheva.

    Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë.

    Urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi.

    Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë, po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe” po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës.

    Gjithë kjo po ndodhë edhe përkundër faktit se së paku formalisht ky shtet është në proces të integrimit në BE. Paradaoksale. Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar.

    Liria e qarkullimit të njerëzve, mallrave e ideve është premisa elementare e BE-së. Kjo liri po cënohet haput sot në Serbi.

    “Open Ballkan” ishte një projekt i paraqitur si mundësi e ndërtimit të bashkëpunimit mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimorë. Liri a qarkullimit ishte deklaruar poashtu premisë e tij. Propaganduesi kryesorë i këtij projekti ishte Serbia dhe presidenti i saj.

    Por, Serbia, dhe presidenti i saj, me politikën e mohimit të krimeve të luftës, aspiratën e revidimit të historisë, ndxitjen e ndjenjave neonaciste, ksenofobisë ndaj të tjerëve dhe aspiratave territoriale ndaj fqinjve ishte poashtu sabotuesi kryesorë i idesë së bashkëpunimit multilateral në Ballkanin Perëndimor.

    Marrëveshja e panënshkruar por e dakorduar e Ohrit, si pikë te veçantë rregullon çështjen e “njohjes së simboleve shtetërore” mes Kosovës e Serbisë. Aktete e fundit dëshmojnë shkeljet që Serbia po i bën asaj marrëveshje.

    Shqiponja në bluzën e djaloshit të mitur të famljes shqiptare nga Maqedonia, nësë edhe është një simbol shtetëror, ajo është simbol i Rebublikës së Shipërisë. Simbolet e Republikës së Kosovës janë krejtësisht tjera. Cila është arsyeja pra e ndalimit të shprehjes publike të këtyre simboleve, nëse Serbia shënon siç thuhet “ngritje në raportet me Shqipërinë”.

    Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët.

    Dhe gjithë këto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare.

    Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht.

    Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë.

    Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokatit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë.

    Të shohim e presim ama edhe Millosheviqin pas Dejtonit e patën shpallur “garant të paqes në Ballkan”. U desh të kalonin katër vjet e të ndodhnin krimet kundër njerëzimit në Kosovë për ta shpallur “Kasap të Ballkanit”.

    Historia mund edhe të përsëritet.

    Nëse përsëritet ajo vjen si “komedi apo tragjedi” e pati thënë Marksi.

    Çka do të ndohë kjo kryekput varet nga reagimi i Bashkësisë ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.