×
  • Kronika
  • Kronika

    Oficeri korrektues kapet me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    FrontOnline
    28 Maj 2021

    Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.

    Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë  konfiskuar  lëndën e  dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim  të mëtutjeshëm.

    Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika21 Tetor 2024
    Të dielën në Zernosek të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka hasur në një të dyshuar serb i cili e ka kaluar ilegalisht...
    Kronika21 Tetor 2024
    Disa persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin një makine të një gruaje në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua dyshohet se është kanosur dhe sulmuar nga një burrë në Llapnasellë. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe me vendim të...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të...
    Sport21 Tetor 2024
    Bekim Kovaçi i SHAM Prizreni D&G e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë. Ai ka fituar në garën...
    Vip21 Tetor 2024
    E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila zbuloi mjaft detaje...
    Lifestyle21 Tetor 2024
    DASHI Për shkak të ndikimit të madh të Hënës sot do jeni gjithë kohës në merak dhe të shqetësuar për mënyrën sesi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.