×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron Serwer: Ndarja e Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se kjo verë do të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës. Serwer në një diskutim me një panel të Universitetit të Kolumbisë ku ishte i pranishëm edhe David Philips kanë diskutuar rreth të ardhmes së Kosovës.

    Serwer ka në këtë diskutim ka thënë se administrata aktuale e Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës duke u bërë partner me Serbinë.

    “Gjëja kryesore për të kuptuar është se amerikanët e kanë braktisur politikën e vendosur mirë në Ballkan në veçanti për Kosovën. Politika e vendosur në Ballkan kishte tre shtylla:  Mbrojtja e popullatës së Kosovës dhe simpatia për aspiratat e pavarësisë së Kosovës si dhe përkushtimi ndaj sovranitetit të Bosnjës, Mbështetje për demokracinë liberale në të gjithë Ballkanin, dhe angazhim për të vepruar në të njëjtën kohë me evropianët, veçanërisht me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Serwer.

    “Më në fund, është shumë e qartë që Beogradi, jo Sarajeva apo Prishtina, është sot partneri i preferuar i Ballkanit në Uashington”, ka shtuar tutje ai.

    Serwer thotë se emisari i Trump, Richard Grenell, është duke shtyrë përpara një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve dhe sipas tij është fatkeqësi që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, tashmë për temën e kufijve ka të njëjtin qëndrim sikurse paraardhësja Federica Mogherini.

    Megjithatë Serwer thotë se shmangja e ndarjes së Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor meqë s’ka ndodhur akoma. Sipas tij, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste kundër krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje të reja do të ishte një vonesë e mirëseardhur.

    Derisa tutje ka përmendur edhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpresës që Joe Biden mund të fitojë zgjedhjet.

    “Një administratë e Biden duhet të mbyllë derën në shkëmbimet e tokës, me zë të lartë”, ka thënë Serwer.

    Derisa thotë se nëse Trump fiton një mandat të dytë atëherë presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë do të zbehej, edhe pse Serwer përsëri thotë se Richard Grenell do të ndiqte edhe më tej idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në fund Serwer ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jetik dhe vendimtar për të ardhmen e Republikës së Kosovës./Express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.