×
  • Front TV
  • Front TV

    Paralajmëron ish-ministri i Shëndetësisë: Mos i izoloni qytetarët, do të ketë pasoja mentale

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa tjera mbrojtëse.

    Në rast se si masë merret përsëri izolimi i qytetarëve, atëherë një gjë e tillë thuhet se do të sjell pasoja te këta të fundit.

    Neuropsikiatri Ferid Agani, i cili ka qenë edhe ministër i Shëndetësisë, në një intervistë për Front Online, ka thënë se situata me virusin Covid-19 mund të dal jashtë kontrollit, e të mendohen masa më ekstreme për të kontrolluar pandeminë.

    Megjithatë, sipas tij, si masë nuk duhet të merret përsëri izolimi i qytetarëve, pasi që ata nuk kanë më kapacitete mentale për ta përballuar këtë gjendje.

    “Në qoftë se situata na del nga kontrolli, kemi shtim të numrit të rasteve, e kalim të kapaciteteve spitalore për ballafaqim me sëmundjet, atëherë do të konsiderohen edhe masa më ekstreme, por këtu jam kategorik në atë që kurrsesi të mos lejohet mbyllja e plotë e cila ka ndodhur në tre muajt e parë të këtij viti, kur u ballafaquam me këtë infeksion viral”, ka thënë ai.

    Agani ka thënë se nëse si masë do të merret edhe izolimi i qytetarëve, ai duhet të jetë i selektuar, pra vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve të izolohen.

    “Mbyllje mund të ketë me siguri por duhet të jetë selektive, e izoluar vetëm në lagje të caktuara, në institucione të caktuara, e grupmosha të caktuara e jo e gjithë popullata. Jo të afektohet gjithë ekonomia e pastaj popullatës t’i shtohet edhe stresi i mbijetesës, që është një stres i madh i krizës financiare”, ka theksuar ai.

    Ai ka vlerësuar se Kosova e ka në kontroll situatën me pandeminë, por që tashmë me uljen e temperaturave, virusi do të përhapet edhe më lehtë.

    “Kushtet klimatike tani e tutje do të shkojnë gjithnjë e më shumë në favor të virusit. Lagështia është shtuar, temperaturat e ulëta e mjegulla, të gjitha ndikojnë në atë që virusi të koncentrohet në ajër dhe të jetë më infektiv”, ka deklaruar ai.

    Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të rritet numri i testimeve

    Agani e ka parë si pozitive rritjen e numrit të testimeve për Covid-19.
    Ai ka thënë për Front Online se numri i testimeve është dashur të rritet edhe mëherët dhe se në mënyrë që të kemi situatën në kontroll, duhet të kryhen deri në 1 mijë e 500 testime në dit.

    “Jemi duke shkuar nga ngritja e numrit të testimeve, për të gjithë ata që kanë nevojë. Kjo është një domosdoshmëri e kohës. Është dashur të ndodh shumë mëherët por realiteti ynë e ka pamundësuar një gjë të tillë, por është mirë se po shkohet në atë drejtim. Ditët e fundit numri i testimeve është rritur ka mbërritur edhe në 1 mijë në ditë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se punëtorët shëndetësorë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, janë mobilizuar për ta menaxhuar gjendjen me pandemisë.

    “Mendoj se i gjithë sistemi shëndetësorë në krye me ministrin Zemaj është i mobilizuar maksimalisht që t’i përgjigjet sfidave të kohës. E dimë se jemi duke u ballafaquar me njërën prej pandemive më të mëdha të shekullit të fundit dhe është duke u bërë maksimumi që brenda resurseve që i ka Kosova t’i përgjigjemi kësaj sfide”, ka thënë ai.

    Ish-ministri Agani: Vitia edhe Zemaj kanë punuar mirë për shëndetësinë

    Agani ka vlerësuar punën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe ministrit aktual, Armend Zemaj.
    Ai ka thënë se të dy ministrat kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e gjendjes me pandemisë.

    Përndryshe, ai ka treguar se problemet kryesore me të cilat po përballet shëndetësia në vend, janë mos zbatimi i ligjeve që janë në fuqi, përfshirë këtu edhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

    “Ligjet që janë në fuqi edhe sot nuk ja zbatuar asnjëherë deri në fund. Është fjala për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi, e Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Dy ligjet kryesore, ai për shëndetësi dhe për Sigurime Shëndetësore, kanë ngelur aty ku kanë qenë”, ka thënë ai.

    U avulluan mbi 1 milionë euro, Ish- ministri Agani thotë se skandali s’ndodhi gjatë mandatit të tij

    Përndryshe, para dy jave është ngritur aktakuza për avullimin e 1.2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, nga Ministria e Shëndetësisë.

    Këto mjete është thënë se kanë filluar të tërhiqen nga koha kur Agani ka qenë ministër, në vitin 2014.

    Ky rast njihet si skandali i avanceve pasi janë tërhequr para për udhëtime zyrtare gjatë viteve 2014-2018.

    Megjithatë, i pyetur për këtë rast, ai ka thënë se afera ka dalur në opinion pasi ai ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë, dhe se nuk ka informacione për të.

    “Kjo aferë ka dalë në opinion pasi unë e kam lënë Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë vitit 2015. Unë kam qenë ministër deri në fund të vitit 2014 dhe gjatë mandatit tim nuk kam qenë në rrjedha të asnjë formati në këtë çështje. Organet përkatëse të shtetit e kanë kryer punën e tyre dhe i kanë gjetjet e tyre i kanë konkretizuar në formë të aktakuzave dhe procedurave tjera juridike, kështu që kam qenë jashtë atij procesi”, shtoi ai për Front Online

    https://www.youtube.com/watch?v=s758cxl2g6s&t=2s

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur avantazh ndaj partive tjera për ta luftuar korrupsionin, por një gjë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.