×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paralajmëron ish-ministri i Ekonomisë: Ka tendencë të rënies ekonomike, shkak keqmenaxhimi i Qeverisë

    Aulona Konjuhi
    16 Shkurt 2023

    Dje janë bërë 2 vjet nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-tës.

    Ani pse LVV-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi mbi 50% të votave, edhe pritjet ishin të mëdha nga Qeveria Kurti.

    Për menaxhimin e ekonomisë në vend gjatë këtyre dy viteve të VV-së, ka folur ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

    Sipas Shatrit, gjendja ekonomike në Kosovë vetëm është përkeqësuar.

    Ai thotë për Front Online se Qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë masë për rritje ekonomike.

    “Fatkeqësisht gjendja ekonomike është në përkeqësim, shkak ka qenë edhe pandemia në vitin 2020 ku ka pasur rënie të ekonomisë pastaj viti 2021/2022 me Qeverinë Kurti, këta  janë munduar të bëjnë diçka me disa masa që janë të natyrës sociale por asnjë masë për me e rritë zhvillimin ekonomik nuk e kanë marr. Për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë vitin 2022 norma e shtimit ekonomik është nën 3%. Prodhimi industrial në dy vitet e fundit ka pësuar rënie edhe numri i të punësuarve në industri shihet që është zvogëluar”, theksoi Shatri.

    Ish-ministri Shatri tha se keq-menaxhimi i parasë publike, ka tendencë të rënies ekonomike.

    Shatri theksoi se remitencat e mërgimtarëve kanë rritur sadopak ekonominë.

    “Çmimet janë rritë e prodhimi nuk është rritur. Mos të ishin remitencat nga mërgata ekonomia do të pësojë rënie më shumë, ata kanë rritur pakëz ekonominë e vendit. Ka probleme të mëdha në shkallen e papunësisë dhe varfërisë. Ka një tendencë të rënies së ekonomisë për shkak të menaxhimit të Qeverisë me para publike. Investimet kapitale që kanë qenë të planifikuara me buxhet nuk janë realizuar as përgjysmë në këto dy vite të qeverisjes”, u shpreh Shatri.

    Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë besimin e 50.28% të qytetarëve që kishin dalë në zgjedhje.

    Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje fitonte zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë kishte fituar me 6 tetor 2019, por me dallim shumë të vogël me LDK-në.

    Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Qeverinë Hoti si jo kushtetuese, meqë në procesin e votimit të saj kishte marrë pjesë edhe një deputet që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.