×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmëron BE: Sulmet terroriste gjatë Krishtlindjeve mbeten një rrezik i madh

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2023

    Frika e përhapjes së sulmeve terroriste në Europë mbetet e lartë. Zyrtarja e BE-së Ylva Jahonsson ka theksuar se situata është shqetësuese pasi edhe lufta Izrael-Hamas po nxit rrezikun e dhunës.

    Disa ditë më parë një turist u godit për vdekje në Paris, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik. Johansson theksoi se Bashkimi Europian do të vendosë në dispozicion rreth 30 milionë euro shtesë për sigurinë.

    “Ne kemi parë ngjarje të ndryshme kohët e fundit. Me e reja ishte në Paris ku patëm një viktimë”, deklaroi ajo gjatë një takimi të zhvilluar me ministrat e brendshëm të BE-së.

    Ka qenë edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser që ka bërë një paralajmërim të tillë dhe thirrje për kujdes të shutar, pasi kërcënimet po kthehen në një rrezik të lartë për sigurinë.

    Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan komunitetet izraelite, duke lënë rreth 1200 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të mbajtur peng në Gaz.

    Pushtimi izraelit i Gazës që atëherë ka lënë më shumë se 15,000 njerëz të vdekur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

    Ndërsa javën e kaluar dy djem u arrestuan në pjesë të ndryshme në Gjermani me dyshimin se po planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Leverkusen.

    Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane në shtetin lindor të Turingisë, Stephan Kramer, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por për ngjarjet kryesore sportive si Olimpiada e Parisit dhe Euro, Kampionatet e futbollit 2024 vitin e ardhshëm./Demokracia

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.